Mbyllja e votimit, Soreca: Ditë e mirë për demokracinë, tani fillon faza tjetër e rëndësishme

schedule18:55 - 25 Prill, 2021

schedule 18:55 - 25 Prill, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka vizituar qendrën e votimit të vendosur tek Liceu Artistik në Tiranë ndërsa procesit të votimit i afrohet ora e mbylljes. Duke  folur me anëtarët e komisionit, ambasadori u shpreh se faza e parë është tashmë drejt mbylljes, ndërsa tashmë nis një fazë e dytë e rëndësishme, ajo e numërimit.

“Jemi thuajse në fund. Tani përfundon faza e parë, dhe pastaj fillon faza e dytë e rëndësishme e numërimit. Puna juaj përfundon këtu? Shumë mirë. Më vjen mirë që do të shoh mbylljen këtu,” u shpreh Soreca.

Po ashtu, ambasadori i BE-së deklaroi se kjo ishte një ditë e mirë për demokracinë ndërsa shtoi se shqiptarët mesa duket e kanë ndjerë me përgjegjshmëri rëndësinë e kësaj dite.

“Kjo ka qenë një ditë e mirë për demokracinë, pashë shumë shqiptarë që morën pjesë në proces. Pata ndjesinë se e kanë ndjerë përgjegjësinë e rëndësinë e kësaj dite. Pata mundësi që të flsija me votuesit, të rinj e të moshuar. Ndjeva një angazhim që më ka lënë mbresë. Tani të shohim tek orët e tjera. Është e rëndësishme që të jemi të duruar, të presim me qetësi, dhe më e rëndësishmja që ta respektojmë rezultatin.”

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Elbasan ku është shfaqur duke biseduar me disa qytetarë në qendër të qytetit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!