Mbyllja e pavijoneve Covid në spitalet rajonale, PD: Pacientët u trajtuan ilegalisht

schedule16:10 - 25 Maj, 2021

schedule 16:10 - 25 Maj, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu njoftoi sot mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet rajonale për shkak të përmirësimit të situatës nga sëmundja.

Por, ish-ministri i Shëndetësisë, deputet i zgjedhur nga lista e PD-së nga procesi i 25 Prillit, Tritan Shehu akuzon se në Shqipëri nuk ka pasur reparte Covid në spitalet rajonale, ndërsa shton se ka pasur mijëra pacientë të trajtuar në shtëpi.

“Mashtron sot Qeveria per te fshehur pergjegjesite ndaj katastrofes Covid nder me te lartat ne bote prej 15 mije jetesh te humbura, qe ajo krijoi ne Shqiperi.

“Mbyllen repartet Covid ne spitalet Rajonale”- deklaruan para pak kur:

–Ne Shqiperi nuk ka pasur reparte Covid ne spitalet Rajonale, dhe ato qe u deklaruan, nuk u finalizuan kurre si te tille.

Ka pasur disa paciente te tille, qe jane trajtuar ne spitalet periferike per shkak te humanizmit te personelit shendetesor, por dhe keta si ilegale, me diagnoza te ndryshuara si Post Covid a me vetem emrat e komplikacioneve, jo te semundjes baze.

Ka pasur me mijera e mijra paciente ne shtepite e tyre duke u trajtuar ne gjendje te rende e me shpenzimet e tyre, pikerisht se nuk u hapen kurre repartet Covid ne ato spitale.

Jane mbi 15 mije te vdekur Covid sipas institucioneve nderkombetar kjo, kur zyrtarisht u raportuan vetem 2400 sepse:

–Kjo “masaker” jetesh ndodhi se njerezit u lane ne meshire te fatit, edhe se nuk u hapen kurre spitalet periferike per keta paciente.

–Se personelit shendetesor nuk ju sigurua kurre edhe minimumi i pajisjeve mbrojtese, duke na cuar ne “maje” te botes edhe per humbjet nder ate.

–Se shume medikamente anti virale nuk u licensuan kurre zyrtarisht duke stimuluar keshtu futjen e tyre kontrabande per trajtimin ambulator, shtrimin ne spitalet private me cmime astronomike, e nxitur kjo edhe nga mos aktivizimin i reparteve periferike,

–Se testimet ngelen monopol e nuk u liberalizuan kurre.

–Se projekti i vaksinimit COVAX ishte vetem nje deshtim, duke bere keshtu qe ky process te filloje me shume vonese, akoma me “pikatore” e ne shumice me vaksina me efekisitet te ulet, per te mos folur per origjinen e skadencen e tyre.

Pra ne fakt kjo Qeveri e la cdo gje ne “renie te lire” apo me mire te drejtuar sipas disa interesave te erreta, duke bere qe Shqiperia te jete vendi eksperimental ne bote i “imunizimit natyral te grupit”.

Por kjo u pagua nga shqiptaret me me humbje gjigande jetesh, demtim masiv shendeti e dem te pa llogaritshem ekonomik te tyre” shkruan ai në Facebook.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!