Mbyllja e Lojërave Olimpike/ Tom Cruise zbret në stadiumin e Parisit, ‘dorëzon’ flamurin olimpik në Los Angeles

schedule09:57 - 12 Gusht, 2024

schedule 09:57 - 12 Gusht, 2024

Ylli i Hollivudit, Tom Cruise zbriti në stadiumin e Parisit nën melodinë e këngës “Mission Impossible”, duke shtrënguar duart me atletët që morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike.

Pasi zbriti, Cruise mori flamurin olimpik nga kryebashkiakja e Los Angeles Karen Bass dhe legjenda e gjimnastikës Simone Biles, e vuri në pjesën e pasme të një motori dhe ‘udhëtoi’ për në Los Angeles.

Më pas, në një video të regjistruar, Cruise kaloi me motorin e tij nëpër Paris, hipi në një avion dhe më pas u hodh me parashutë në Los Anxheles, duke dorëzuar simbolikisht flamurin olimpik në qytetin që do të presë edicionin e ardhshëm të lojërave në vitin 2028.

PHOTO: OLY-PARIS-2024-CLOSING

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!