Mbyllja e Kolegjit “Mehmet Akif”, avokati Isuf Shehu: Ka shkelje të theksuara të gjithë procedurës së inspektimit, nuk garantohet interesi publik

schedule14:25 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:25 - 27 Shtator, 2022

Vendimi i Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’ si dhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbylljen e një kopshti në kryeqytet janë komentuar në studion e ABC Live si vendime që kanë shkelje të theksuara të procedurës së inspektimit’ si dhe nuk kanë marrë parasysh interesin më të lartë të fëmijëve që studiojnë në këtë shkollë apo të vetë interesit publik.
Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi ka analizuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, vendimin për mbylljen e Kolegjit ‘Mehmet Akif’.

Sipas tij ‘pa hyrë në kompetencat e avokatit, këtu ka shkelje të theksuara të gjithë procedurës së inspektimit’, i cili është hapi i parë nga ku fillon shkelja dhe ku është bazuar dhe vendimi për mbylljen. Duke iu referuar dokumenteve të inspektimit , Mehmeti analizoi që është kryer vetëm një inspektim në terren dhe nuk është bërë transparente çfarë kushti ligjor është thyer’. Sipas ekspertit të arsimit Mehmeti ligji parashikon vetëm tre masa jo ekstreme:

‘Neni 70 thotë që ka tre masa, kur ka shkelje ligjore të kushteve të licensimit, titullohet si shkelje administrative. Masa e parë e marrë do të ishte ‘paralajmërimi’, e dyta ‘gjobë’,dhe masa e tretë më ekstreme e parashikuar në ligj do të ishte pezullim i përkohshëm sepse subjekti ka të drejtë që të kërkojë ‘ri-licensim’.

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti ‘i duhet shpjeguar publikut që vajzat te Mehmet Akif janë pa pagesë, kanë fituar bursë, në varësi të nivelit që kanë, ata si kolegj janë me humbje gjithmonë, nuk është ndonjë shkollë fitimprurëse’. Për të rrezikohet ardhmëria arsimore e këtyre vajzave, sidomos atyre në vit të tretë, sepse programi nuk i përputhet fare me shkollat e tjera në qytetet e tjera të Shqipërisë, sepse mësimet ato i kryejnë në gjuhë të huaj, vetëm pak lëndë kanë në gjuhën shqipe.

Për avokatin Isuf Shehu, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit shkaktojnë ‘konfuzion dhe paqartësi’. Sipas tij ‘në deduksion në kësaj, rezulton që Vendimi i Këshillit të Ministrave bazohet mbi çështjet e tabelave të klasave të mësimit, nëse palestrat janë në rregull ose jo si dhe të rrjetave të volejbollit’. Sipas avokatit Shehu rasti nuk mund të shkonte në ekstrem, mund të ketë sanksione, por jo lloj mase e marrë nga qeveria e zhbën fare dhe e heq nga qarkullimi si kolegj.

Isuf Shehu: ‘Shoh mungesë të garantimit të interesit publik, në sallën e gjyqit përfaqesuesit e kryeministrisë dhe ministrisë se arsimit të tregojnë se çfarë interesi publik duan të sigurojnë më këto vendime’.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!