Mbyllja e klubeve të natës, Premier League përshtat oraret e ndeshjeve

schedule14:42 - 23 Shtator, 2020

schedule 14:42 - 23 Shtator, 2020

Premier Liga angleze pritet të ndikohet nga vendimi I qeverisë për të kufizuar orarin e klubeve të natës. Shumë ndeshje do të duhet të ndryshojnë orarin për t’u dhënë mundësi tifozëve që t’i ndjekin deri në fund

Ai popull është mësuar ta shijojë futbollin jashtë shtëpisë. Britanikët njihen si të apasionuar për jetën e natës dhe për ndjekjen e ndeshjeve nëpër lokale, veçse vendimi i fundit i qeverisë do t’i prekë disi. Kryeministri Boris Johnson deklaroi se “pub”-et do të mbyllen në orën 22:00, pra dy orë para mesnatës, dhe kjo detyroi drejtuesit e Premier League për të marrë disa masa.

Së pari, sfida spektakolare Liverpool-Arsenal e së hënës së 28 shtatorit do të duhet të afrohet me 15 minuta, për të filluar në orën 20:00 sipas orës britanike.  Kjo në mënyrë që tifozët nëpër lokale të kenë mundësi ta ndjekin deri në fund. Sfida e “Anfield” do të jetë e para ndër ato që do të preken nga vendimi i qeverisë, por më pas pritet të ketë edhe të tjera.

Jo edhe aq për ndeshjet e të shtunës, që luhen në orën 13:30, 16:00 apo 18:30, dhe jo për ato të së dielës që luhen në orën 17:00 ose 17:30, por për ato të së hënës dhe të mesjavës. Po ashtu, edhe për duelet e Kupës së Anglisë që gjithashtu janë programuar të luhet në orar të vonë.

Me shumë mundësi, pritet që kufizimi i orareve të lokaleve të natës të vazhdojë për disa muaj, padyshim deri në Krishtlindje apo edhe më vonë, si mënyrë për të kufizuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, që duket se do të ketë një valë të dytë në Britaninë e Madhe dhe në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!