Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbyllim negociatat për 10 kapituj”, Koçiu: Objektivi për këtë vit, ndërsa në 2017 mbyllen bisedimet me BE

schedule11:33 - 28 Maj, 2026

schedule 11:33 - 28 Maj, 2026

Qeveria nuk humbet kohë dhe në mbledhjen e parë të saj pas Konferencës së të martës në Bruksel, ka miratuar disa akte që lidhen me fazën e mbylljes së kapitujve negociues për anëtarësim.

“Qeveria miratoi sot udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm 2030. Në të janë 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike. Një dokument i rëndësishëm,  3 shtylla: zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, institucione të forta dhe profesionale, transformimi i qëndrueshëm ekonomik, mireqeverisja, drejtësia, të drejtat e njeriut”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja nuk jep një listë me emrat e kapitujve që synohet të mbyllen të parët por thotë që synimi është që negociatat të nisin këtë vit për 10 prej tyre.



“Ne jemi duke punuar, presim me përfundimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, jemi duke pritur rekomandimet për kushtet përmbyllëse dhe aspirata është që brenda këtij viti të kemi filluar diskutimet dhe negociatat për 10 kapituj. Kemi gati një sërë kapitujsh gati që janë duke u rakorduar. Duhet të ulemi në tryezë me palën europiane për të diskutuar një nga një gjithë detyrat dhe rekomandimet”, tha ajo.

Mbyllja e kapitujve do të jetë një punë intensive nëse qeveria i përmbahet objektivit të saj për mbylljen e të negociatave deri në fundin e 2027. Ky synim mbështet dhe nga zyrtarë të zgjerimit, duke e quajtur të arritshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!