Mbylli vitin me fitore spektakolare, kampioni shqiptar mundi për një raund rivalin brazilian në Suedi

schedule08:40 - 5 Janar, 2024

schedule 08:40 - 5 Janar, 2024

Bernardo Sopai është shqiptari që është shpallur kampion në MMA. Ai e mbylli vitin 2023 me një fitore spektakolare. Ai mundi rivalin e tij brazilian që me raundin e parë, duke fituar që në minutën e pestë.

Në një lidhje me Skype nga Suedia për “ABC e Mëngjesit”, Bernardo ka ndarë detaje nga ndeshja e fortë. Sakaq, ai ka zbuluar se gjatë karrierës së tij ka vetëm dy humbje, 11 fitore dhe një barazim.

“Jemi një peshë, ai thjesht është pak më i gjatë. Taktika e dy ndjeshjeve ishte ta godas që ta kap, por ra ai dhe unë nuk e prisja që do të binte. Aty e kapa në tokë.

Djali që më dha flamurin është një shoku im, e kam prej vitesh. Ndërsa vajza është gruaja ime, jetojmë  bashkë, e dashura ime. E ndava fitoren me njerëzit që dua më shumë.

Kam vetëm dy humbje gjatë karrierës sime, i kam vetëm me pikë. Po ta shohësh ndeshjen nuk e kupton që është humbje. Unë aktualisht jetoj në Suedi.

Kam shumë njerëz profesional nga e gjithë bota që stërvitem, kemi shqiptarë, suedezë, brazilianë nga e gjithë bota. Kam tre trajner të ndryshëm, shqiptari quhet Selman Berisha, e kam që në moshën 17-vjeçare”, u shpreh Bernardo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!