Indrit Tuci ishte kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Lokomotivën e Zagrebit, por sulmuesi ka qenë i pafat. Një dëmtim e ka penalizuar shtatlartin, i cili është detyruar të operohet dhe tani mendon për sezonin e ardhshëm.
Këputja e ligamentit e ka ndalur për momentin sulmuesin e Shqipërisë U21, ndërkohë që ditën e sotme ai është operuar dhe pas terapive do të nisë gradualisht edhe të stërvitet.
Tuci, përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar se është operuar dhe i falënderon të gjithë për mesazhet mbështetëse.
“Nuk e di nëse Zoti është sportdashës apo jo, por e di këtë: Ai e dëshiron një rikthim të mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e dërguara”, shkruan Tuci. / abcnews.al