Mbylli në makinë fëmijët me gruan dhe hapi bombolat e gazit, burg për 63-vjeçarin në Greqi

schedule15:13 - 15 Mars, 2024

schedule 15:13 - 15 Mars, 2024

Një 63-vjeçar është dënuar me 22 vjet burg, pasi u shpall fajtor për veprën penale ‘tentativë vrasjeje’ ndaj dy fëmijëve të tij në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se i dënuari, mbylli në makinë gruan dhe dy fëmijët e mitur në makinë dhe më pas hapi bombola gazi.

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2023. Dy fëmijët, binjakë, të moshës dy vjeç e gjysmë u shtruan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht tani nuk kanë asnjë problem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!