Mbylli biznesin, gjendet i pajetë 54-vjeçari në Elbasan

schedule18:39 - 27 Prill, 2020

schedule 18:39 - 27 Prill, 2020

Në Elbasan është gjetur pa shenja jete një 54-vjeçar, pronar i një pike këmbimi valutore. Artan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Siç njofton policia, 54 vjeçari është gjetur i varur ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se dyshohet që për shkak të borxheve, 54-vjeçari mund të jetë vetflijuar pas mbylljes së biznesit.

Sanço kishte një muaj e gjysmë që e kishte mbyllur biznesin, ndërsa, sipas gazetarit Kozarja, dyshohet se shkak për mbylljen janë bërë rregullat e karantinës.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja. /abcnews.al/