Qarku i Korçës është një tjetër zonë ku Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate ndjekur nga pas nga Partia Demokratike me 5 mandate.
Mëngjesin e kësaj të marte procesi i numërimit është mbyllur dhe në bashkinë Maliq ku PS-ja ka siguruar 12 047 vota, PD 9316 vota dhe LSI 1151 vota.
Ndërkohë në rang qarku Partia Socialiste ka siguruar 48.88 % të votave, Partia Demokratike 40.78 % të votave dhe Lëvizja Socialiste për Intergim, e cila nuk ka arritur që të sigurojë një mandat duke siguruar vetëm 6.86 % të votave. e.su./abcnews.al