Mbyllet votimi në Greqi, publikohen exit poll-et e para

schedule18:30 - 21 Maj, 2023

schedule 18:30 - 21 Maj, 2023

Procesi i votimit në Greqi është mbyllur ndërsa janë publikuar edhe exit poll-et e para. Sipas rezultateve të Exit Poll-it, diferenca mes Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s duket se është më e madhe se sa pritej. Partia Demokracia e Re e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis pritet të marrë nga 36% deri në 40%.

SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras. PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë përqindje nga 6% në 8%.

Zgjidhja greke rezulton të arrijë nga 3.5% deri në 5.5%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!