Mbyllet tregu në Vlorë, tregtarët në protestë: Nuk na kanë njoftuar, do na prishet malli

schedule09:50 - 15 Prill, 2020

schedule 09:50 - 15 Prill, 2020

Tregtarët në Vlorë protestojnë mëngjesin e kësaj të mërkure para Bashkisë, pasi u është mbyllur vendi qe tregtonin mallrat e tyre qe njihej si “tregu i orizit”.

Gazetari Elton Lika raporton për Abc News se “tregu i orizit”, është një nga tregjet më të mëdha në Vlorë, i cili është mbyllur mëngjesit të sotëm duke bërë që tregtarët të protetsojnë para bashkisë. Shqetësimi kryesor i tregtarëve është fakti se një tregtar nuk ka zbatuar masat mbrojtëse, nga ana tjetër tregtaret janë të shqetësuar se do ju prishet malli dhe se kjo është e vetmja mënyrë që ato kanë për të jetuar.

Ndër të tjera tregtarët shprehen për Abc News se ato nuk janë njoftuar për një gjë të tillë dhe se kanë frikë se malli do ju prishet.

Pse duhet të mbyllë tregun, unë me atë ushqehem. Vetëm na thanë mbylleni, por nuk na thanë kur do të hapet. Çfarë shteti është ky që nuk lajmëron. 500 mije lekë mall që kam do mi japë shteti. Ato janë fruta perime dhe prishen nuk durojnë. Nuk kemi asnjë kusht as ujë asgjë dhe tashmë na thonë ik”, është shprehur një tregtare.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se nuk janë njoftuar në lidhje me një vendim të tillë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!