Mbyllet ‘Roller coaster-i’ gjigant në SHBA, shkak një çarje në shtyllën mbështetëse

schedule09:19 - 2 Korrik, 2023

schedule 09:19 - 2 Korrik, 2023

Parku Carowinds në Karolinën e Veriut mbylli “Roller-coaster-in” gjigant të premten pasi një nga shtyllat mbështetëse kishte një të çarë. Fury 325 është një nga më të lartat dhe më të gjata në park, sipas CNN.

“Roller Coaster”, më e lartë, më e shpejtë dhe më e gjatë në Amerikën e Veriut” do të qëndrojë e mbyllur derisa të kryhen inspektimet dhe riparimet, tha parku në një deklaratë.

Pjesa tjetër e parkut argëtues dhe ujor do të vazhdojë të qëndrojë i hapur.

“Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne vlerësojmë durimin dhe mirëkuptimin e vizitorëve tanë të çmuar gjatë këtij procesi. Si pjesë e protokolleve tona gjithëpërfshirëse të sigurisë, të gjitha udhëtimet, përfshirë Fury 325, do t’i nënshtrohen inspektimeve të përditshme për të siguruar funksionimin e duhur dhe integritetin e tyre strukturor, “thuhet në deklaratën e parkut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!