Mbyllet regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi/ Gegaj: Serbia, ndikim në proces. Numri i shqiptarëve në rritje

schedule16:34 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 16:34 - 29 Dhjetor, 2023

Nikollë Gegaj nga DPS, në një intervistë për “Ballkan Update”, duke komentuar mbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, theksoi se ka pasur rënie të popullsisë. Ai thotë se Beogradi është përpjekur të ndikojë në këtë proces ndërsa shtoi se pritet të ketë rritje të numri të shqiptarëve.

“Ka rënie të popullsisë për shkak të rritjes së vdekshmërisë gjatë pandemisë dhe ka ndikuar edhe niveli i ulët i natalitetit por edhe largimi i të rinjve nga vendi. Regjistrimi i popullsisë u shty për 20 ditë. Ky vendim erdhi për shkak se opozita kërcënoi se do të bojkotojë regjistrimin e popullsisë se nuk ishin plotësuar kushtet themelore por Spajiç u tregua më fleksibël dhe thirri opozitën në dialog. Regjistrimi i popullsisë ishte tema numër 1 për politikën, çka nuk duhet me qenë. Procesi u problematizua dhe shkaktoi përplasje të shumta politike. Nëse serbët do të dalin numerikisht më shumë se malazezët, mund të përmbyset struktura kombëtare e Malit të Zi. Këtu kishte ndikim Beogradi, kisha serbe dhe Moska. Beogradi është përpjekur të përdorë identitetet serbe në radhët e opozitës në Mal të Zi për të caktuar praninë e tij dhe rritur ndikimin e serbëve në rajon. Vuçiç ka thënë se gjoja nuk do të ketë ndërhyrje por deklaroi rëndësinë e madhe për popullsinë serbe që të mos zhduket. Tema kryesore në regjistrimin e popullsisë është sa do të jenë serbë, malazezë dhe cila gjuhë, që gjuha malazeze të mos jenë dominante. Gjasat reale do të jenë se gjuha serbe do të ketë shumicë nga ato serbe.“, theksoi ai.

Siç shtoi Gegaj, përqindja e popullatës shqiptare të jetë më shumë se 5 për qind.

“Mendoj se do të ketë rritje të shqiptarëve. Kam informacione nga enti i statistikave se shqiptarët do të kenë rritje dhe pse për fatkeqësi një pjesë e shqiptarëve janë shpërngulur mirëpo ishim homogjenë dhe regjistrimi i shqiptarëve u zhvillua jo vetëm për ne që jemi në banim në Mal të Zi por edhe diaspora. Kjo përqindje do të jetë më shumë se 5 për qind. Statistikat ka treguar se në zonat ku jetojnë shqiptarët pakicë, kemi rritje të numrit të popullsisë në krahasim prej vitit 2011.”, u shpreh Gegaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!