Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet protesta, efektivi i kthehet qytetarit: Ec ore mos na trego punën tonë

schedule20:26 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 20:26 - 13 Dhjetor, 2020

Tre orë zgjati protesta mbrëmjen e sotme në Tiranë. Gjithcka nisi në sheshin “Skënderbej” dhe mbaroi po aty pas marshimit drejt ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Bllokut dhe më pas i vendosën syrin drejtorisë së Policisë së Tiranës por forcat speciale nuk i lejuan.

Më pas grupi i qytetarëve që morën pjesë në protestë u drejtuan për te sheshi “Skënderbej”.

Me përfundimin e tubimit nisi vala e arrestimeve.  “ABC” sjell pamjet e momentit kur një qytetar shoqërohet, ndërsa një nga efektivët i drejtohet “Ec ore mos na trego punën tonë”. Kjo ishte protesta e pestë në Tiranë që pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në datë 8 dhjetor./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!