Mbyllet pjesa e parë në barazim, Shqipëria e rrezikshme dhe e vëmendshme

schedule21:33 - 7 Shtator, 2023

schedule 21:33 - 7 Shtator, 2023

Është mbyllur pjesa e parë në “Fortuna Arena” në barazim mes Çekisë dhe Shqipërisë.

Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete.

Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse.

Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm ishte brenda zonës së kundërshtarit, pasi Barjami mori një ndërhyrje, por për gjyqtarin nuk kishte asgjë të parregullt.

Pjesa e dytë pritet të jetë më intensive dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv të kombëtares sonë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!