Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës së fundit të javës së 27-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Që prej minutës së parë “bardheblutë” e kryeqytetit janë vënë në ndjekje të golit, ku të shumta kanë qenë rastet për të gjetur rrugën e rrjetës, por një Dashamir Xhika në super formë nuk ka lejuar topin të hyjë në rrjetën e “shijakasve”. “Bardheblutë” kërkojnë me ngulm fitoren për t’iu qepur nga pas Partizanit në kreun e tabelës, teksa me fillimin e pjesës së dyte pritet të vijë dhe avantazhi i kryeqytetasve. /i.m /abcnews.al