Mbyllet për rikonstruksion gjimnazi në Sarandë, Zhupa: Ku do sistemohen 1200 nxënës?

schedule11:27 - 2 Tetor, 2022

schedule 11:27 - 2 Tetor, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës.

Në një deklaratë nga shkolla “Adem Shame” , Zhupa tha se shkollat janë të mbingarkuara me nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.

Shkolla në fjalë pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndërsa Zhupa vë në dukje faktin se 1200 nxënës dhe stafi akademik nuk dihet ku do të sistemohen.

Deklaratë e deputetes Ina Zhupa

Ndodhem në qytetin e Sarandës bashkë me kryetaren e degës së Partisë Demokratike për qytetin. Jemi këtu për të denoncuar gjendjen e shkollave në qytetin e Sarandës.

Mbrapa nesh ndodhet shkolla “Adem Sheme”, e cila bashkë me shkollën “9 Tetori” janë dy shkollat e vetme që ofrojnë shërbime për nxënësit e Sarandës. Aktualisht të dyja janë të mbingarkuara me nxënës. Mbahen rreth 1200 nxënës dhe zhvillojnë mësimin me turne.

Nësë situata do të ishte marrë parasysh dhe do të ishte zgjidhur duke hapur dhe duke vënë në funskion ecokampusin ne nuk do të ishim të detyruar sot që të denonconim rastin e radhës kur institucionet shtetërore neglizhojnë dhe nuk marrin parasysh interesat e nxënësve dhe mësuesve, siç është rasti konkret.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore.

Arsimi është harruar kudo. Është harruar edhe këtu në Sarandë. Gjendja se si shkollohen nxënësit e Sarandës është e mjerueshme dhe e lënë në harresë.

Në fakt në të gjithë Shqipërinë, siç e kemi denoncuar këto ditë me fakte dhe prova, kudo gjendja është e mjerueshme dhe është një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare,për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.

Sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!