Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Slavia Pragës. 45 minutat e para ishin intensive me raste të mira shënimi.
Rastin më të mirë e kishte Ballkani kur goditjen e Meriton Korenicës e ndali portieri i Slavia Pragës, kurse nga topi i kthyer Ermal Krasniqi nuk përfitoi në kohë.
Krasniqi pretendoi edhe për një ndërhyrje në të duke aluduar për penallti, por gjyqtari nuk mendoi njëjtë.
Ermal Krasniqi kishte rastin e artë të realizonte edhe në minutën e 45’të pas një kundërsulmi të shpejtë, por goditja e tij shkoi anash portës