Mbyllet numërimi në Sarandë/ PS fiton thellë ndaj PD. ‘Shqipëria bëhet’, forcë e tretë

schedule21:37 - 12 Maj, 2025

schedule 21:37 - 12 Maj, 2025

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Bashkinë e Sarandës, qarku Vlorë.

Në përfundim të numërit, PS ka fituar me 7957 vota në raport me PD e cila siguroi 3725 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj është renditur forcë e tretë me 1462 vota.

Në qarkun e Vlorës, PS u rendit forcë e parë në Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol, ndërsa vijon numërimi për Bashkitë Vlorë dhe Selenicë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!