Mbyllet numërimi në Mirditë, PD-ASHM forcë e parë me 50 për qind të votave

schedule22:43 - 12 Maj, 2025

schedule 22:43 - 12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Mirditës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, ka kryesuar me vota PD-ASHM me 5246 vota ose 50,29 %. E dyta renditet PS ku ka siguruar 3831 vota ose 36,72 %.

Në Mirditë në total kanë qenë 46 qendra votimi, ndërkohë që ka qenë pikërisht qarku i Lezhës që i shtoi një mandat Partisë Demokratike duke e shpur në totalin 52 mandate.

/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!