Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet misioni i FMN/ Anke Weber: Ekonomia shqiptare, me rritjen më të shpejtë në Evropë

schedule12:19 - 14 Nëntor, 2025

schedule 12:19 - 14 Nëntor, 2025

TIRANË– Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Anke Weber, u shpreh se Shqipëria po shquhet si një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Sipas saj, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.5% në 2025 dhe 3.6% në 2026, të nxitur kryesisht nga kërkesat e brendshme dhe sektori i turizmit.

Weber theksoi se sektori bankar vazhdon të jetë likuid, ndërsa norma e papunësisë ka arritur në nivele historike të ulëta.

Ajo shtoi gjithashtu se ka rritje të fortë në huadhënien bankare, duke treguar për një aktivitet të lartë ekonomik dhe stabilitet financiar.

“Shqipëria të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ne, parashikojmë rritje ekonomike në 3.5 për qind në 2025 dhe 3.6 për qind në 2026, kjo e nxitur nga kërkesat e brendshme dhe sektori i turizmit.

Sektori bankar vazhdon të mbetet likuid. Norma e papunësisë ka arritur në norma të ulëta historike. Ka një rritje të fortë në huadhënien bankare.”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!