Al Saqi Books, libraria më e madhe në Europë, e specializuar për librat e Lindjes së Mesme, mbyllet më 31 dhjetor në Londër.
“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë për shkak të sfidave të fundit financiare, si rritja e çmimeve për librat arabë,” tha drejtoresha, Salwa Gaspard, sipas Guardian.
Al Saqi Books në Londrën perëndimore u hap në vitin 1978 dhe shiti libra për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në anglisht dhe për të gjitha temat në gjuhën arabe.
Titujt e saj më të shitur të kohëve të fundit, sipas faqes së saj të internetit, përfshinin librin e gatimit të Asmahan Barwani-t ‘Bukë dhe kripë’, në gjuhën kurde dhe angleze, dhe ‘Poezi klasike’ nga gratë arabe, një libër dygjuhësh në anglisht dhe arabisht./abcnews.al
View this post on Instagram

