Mbyllet kopshti në Shkodër, prindërit protestë para bashkisë

schedule11:32 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:32 - 4 Nëntor, 2020

Kopshti i shkollës “Ndoc Mazi” është mbyllur për shkak të transferimit të edukatores në një kopsht tjetër.

Prindërit që kanë pasur fëmijët në këtë kopsht janë shprehur të irrituar për shkak të mbylles së institucionit.

Ata ditën e sotme kanë dalë në protestë para Bashkisë së Shkodrës duke i bërë thirrje Kryetares së saj, Voltana Ademi që të marrë masa që të mos mbylljet kopshti pasi ata nuk kanë të ardhura që të çojnë fëmijët në kopshte private.

 

Prindërit të revoltuar shprehen se nuk kanë mundësi financiare të paguajnë kopshtet, pasi tashmë këta fëmijë do transferohen në 3 kopshte të tjera publike ku pagesa është 3000 lekë të reja.

Ndër të tjera ata thonë se nuk kanë sqarime se përse është mbyllur kopshti “Ndoc Mazi “.

Kopshti i shkollës “Ndoc Mazi”  ka 55 vite funksionim dhe mbyllja e tij do sillte dhe mbylljen e shkollës pasi është ky kopsht që furnizon me fëmijë shkollën.

n.d./abcnews.al