“Mbyllet javën e ardhshme”, Milot Rashica në Premier League

schedule22:37 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:37 - 12 Gusht, 2020

Milor Rashica drejt kampionatit më të fortë në botë, Premier League. Gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku, raporton se ofertën më të mirë për sulmuesin anësor të Werder Bremen e ka bërë Aston Villa dhe javën e ardhshme ky operacion merkatoje mund të mbyllet me sukses.

“Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen, më së largu deri në fund të javës së ardhshme. Para disa javësh ai kishte arritur marrëveshje personale me Leipzigun, por Werder Bremen nuk është i kënaqur me ofertën.

Kërkesë zyrtare për shërbimet e Rashicës kanë bërë Monaco, Aston Villa dhe Wolverhampton. Sipas burimeve të mia, oferta e Aston Villës është më e leverdishmja për Werderin dhe ka shumë mundësi që Rashica të transferohet në Premier League gjatë javës së ardhshme”, shkruan Sadiku në llogarinë e tij në “Facebook”.