Me nisjen e rikonstruksionit të spitalit Infektiv, urgjenca kirurgjikale në QSUT do të jetë i vetmi spital Covid në vend.
Për pasojë të gjithë urgjencat kirurgjikale do të transferohen sërish te Trauma.
Shefi i shërbimit të kirurgjisë pranë këtij spitali, thotë për ABC se kjo pritet të sjellë shtimin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Aktualisht aty kryhen 12 operacione në ditë.
“Ne kemi bërë një takim me ministrinë dhe na është thënë se së shpejti, besoj se nga 1 janari do të kalojnë urgjencat nga spitali jonë”, ka thënë ai.
Gjatë këtij viti u kryen 39% më shumë operacione në krahasim me 2020-ën. Shqetësues është numri i lartë i të plagosure nga aksidentet. /abcnews.al

