Historia e shkruar me Leicester City-n duket si një kujtim shumë i largët. Danny Drinkwater, pas një periudhë që mund të konsiderohet negative për të, del në pension në moshën 33-vjeçare.
Mesfushori anglez, fitues i trofeut të Premier League-s me “Dhelprat”, tha mjaft pasi ishte lojtar pa skuadër për më shumë se një sezon.
Në një video që u shfaq në Instagram, Drinkwater bëri të ditur vendimin e tij për të varur këpucët në gozhdë.
“Dëshiroj të njoftoj tërheqjen time nga futbolli profesionist. Është dashur pak kohë, duke filluar nga viti i kaluar, por mendoj se është koha për ta shpallur zyrtarisht tani.”
Një moment magjik që e shtyu Antonio Conten, në atë kohë trajner i Chelsea-t, ta merrte te blutë e Londrës për 40 milionë euro.
Karriera e Drinkwater në “Stamford Bridge” shkoi ndryshe nga ç’e kishte menduar: 23 paraqitje dhe vetë, një gol në 5 vite të ndërthurura me huazimet te Burnley, Aston Villa, Kasimpasa dhe Reading.
Që nga vera e vitit 2022, pasi i skadoi kontrata me Chelsea-n, Drinkwater ka mbetur pa ekip dhe tani ka njoftuar tërheqjen. Triumfi ne radhët e Leicesterit do të mbetet një blic në një karrierë me profil të ulët.