Mbyllet emisioni i famshëm italian/ Bruno Vespa: “Vendimi nuk është marrë për shkak të koronavirusit”

schedule15:37 - 10 Mars, 2020

schedule 15:37 - 10 Mars, 2020

Vendimi i marrë nga Rai për të pezulluar transmetimet e ‘Porta a porta’ pas lajmeve se sekretari i PD dhe presidenti i Rajonit Lazo, Nicola Zingaretti, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit nuk është i duhuri madje ka revoltuar shumë Bruno Vespa.

“Është zhgënjyese që ndërsa vendi po kërkon gjithnjë e më shumë informacion, një transmetim i rëndësishëm të mbyllet pa asnjë arsye të fortë.
Për fat të keq, duhet të them se ky vendim ka ardhur nga ndikimi i menaxherit të kompanisë të cilët ka marrë parasysh mendimin e sekretarit Usigrai, i cili gjithmonë e ka quajtur emisionin një abuzim. Por ky vendim duket më tepër si diçka politike dhe kjo është ajo çfarë mua më shqetëson “, tha Vespa.

Nicola Zingaretti erdhi në ‘Porta a porta” pasditen e së mërkurës së kaluar dhe tregoi të shtunën për simptomat e para ndaj virusit.

Vespa theksoi se iu afrua personit të infektuar për më shumë se gjysmë ore, më pak se një metër larg – në një shënim në të cilin shpreh gjithë zhgënjimin e tij .
Vespa tha se i ishte nënshtruar testit për të qetësuar të gjithë. Siç pritej, testi rezultoi negativ.

Mbrëmë presidenti i Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë dhe në Universitetin Katolik, Profesor Richeldi i lëshoi një certifikatë se ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se mund të vazhdonte emisionin, shkruhej në shënim.

“Në një tjetër mbremje- shton prezantuesi- Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Profesor Brusaferro, më konfirmoi se kohëzgjatja e infeksionit është midis 4 dhe 7 ditësh, unë më pas  kërkova të realizoja emisionin live nga shtëpia por as kjo nuk m’u plotësua”.

Dje, sekretari i Usigrai, Vittorio Di Trapani, në një postim në Twitter ishte shumë kritik ndaj deklaratave të Vespa që ai kishte pranuar se ishte nënshtruar vullnetarisht testit.

“Unë jam i kënaqur që ai rezultoi negativ por testi nuk bëhet vullnetarisht pasi ka proçedura mjekësore dhe simptomat mund të shfaqen edhe mbas 14 ditësh”, tha Trapani./abcnews.al