Një nga çështjet e javëve të fundit te skuadra e Barcelonës ka qenë edhe Frekie de Jong, i cili kërkohej vazhdimisht nga Manchester United, me këmbëngulje të fortë të Erik ten Hag.
Holandezi nuk ka dashur asnjëherë kalimin në “Old Trafford” pasi djajtë nuk janë pjesmarrës në Champions League dhe në këto kushte De Jong ka refuzuar ofertat e njëpasnjëshme të skuadrës angleze.
Por tashmë siç duket kjo çështje është mbyllur. Sipas “Sport” mesfushori i Barçës ka pranuar më mirë ulje page se sa largimi nga “Camp Nou” drejt një skuadre që nuk përmbush prioritetet e tij.
Një “sakrificë” që mund të zbatohej edhe me një zgjatje të kontratës, për të “shpërndarë” rrogën aktuale në disa sezone, siç kanë bërë tashmë disa bashkëlojtarë muajt e fundit duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe klubin. /f.a/abcnews.al