Ministria e Kulturës ka mbyllur afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Burime për ABC bëjnë me dije se në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, përveç Zana Çela, Josif Gjipali, Gëzim Xhaxhaj, Arben Skënderi, Kleanthi Gjika, ishte dhe një figurë tjetër e njohur. Bëhet fjalë për ish-drejtoreshën artistike të TKOB, Abigeila Voshtina.
Sakaq, në fazën e ardhshme, kandidatët do të prezantojë platformat e tyre përpara komisionit, i cili do të jetë me anëtarë të huaj./abcnews.al