Mbyllet “184”, prokuroria: Votat u blenë por s’mund t’i dënojmë autorët

schedule15:59 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 15:59 - 18 Dhjetor, 2020

Një nga dosjet më të bujshme ajo e shitblerjes së votave në Dibër është mbyllur me vetëm 4 ish-zyrtarë të pandehur. Protangonistët e këtij skandali  të publikuar fillimisht në VOA dhe më pas me audio-përgjime në Bild i kanë shpëtuar akuzave. Prokuroria vendosi pushim të çeshtjes për personat nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli.

Për ta është konstatuar se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Të pandehur në gjykatë kanë përfunduar 4 ish-zyrtarë; Robert Aga ish-shefi i komisariati në Dibër, Drini Gjeci ish drejtor i arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti njësia administrative Lurë.  Ata akuzohen për shpërdorim detyre kanosje të zgjedhësve.

Dosja 184, e hapur pas zjedhjeve të pjesshme te 2016-ës, dhe e mbyllur këtë të premte, prej katër vitesh, u transferua nga prokurori në prokuror,  nga Krimet e Rënda në Dibër e nga Dibra në Tiranë. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër. Përgjimet e kësaj çështje nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të partisë socialiste të cilët dëgjoheshin duke folur për votat gjatë  fushatës se procesit elektoral per kryebashkiakun.

Në qershor 2019, Gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregonin shit-blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe frikësimin e nëpunësve të administratës për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama.

Në përgjime, dolën deputetë e zyrtare të lartë të partisë socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri, Imer Lala ndersa bisedojnë me zyrtarë vendorë të Qarkut të Dibrës për atë që opozita e ka konsideruar si masaker elektorale. Sipas Bild edhe vetë Kryeministri Rama rezultoi i perfshire në përgjime. Ky i fundit nisi nje proces gjyqesir ndaj gazetarit piter Tiede por më vonë u tërhoq. Qeveria e zotit Rama nuk ka pranuar implikimin e zyrtarëve të saj në këtë skandal, ndërsa  SPAK, një strukturë e re e ngritur nga reforma në Drejtësi me qëllim luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve, nuk mori përsipër zbardhjen e së vërtetës.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr.184, të vitit 2016, të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.385, të vitit 2019, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248, 328/1 dhe 329/3, të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve nën hetim Korab Lala, Robert Aga, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Drini Gjeci, Arben Keshi, Hasan Hoti, Bekim Krashi dhe Nuri Meda.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka konkluduar se:

Sa i përket veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është provuar se kjo vepër është kryer nga shtetasit nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), 2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda, dhe përveç personave nën hetim edhe nga shtetasit 9-Fatbardh Lala, 10-Ylli Mikli dhe 11-Dik Spata, të cilët gjatë hetimit të këtij procedimi penal kanë patur statusin e të kallëzuarit.

Pavarsisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale.

Me këtë arsyetim, Prokuroria Dibër, me datë 18.12.2020, ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj personave nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala),             2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda.

Gjithashtu Prokuroria Dibër, ka dërguar për gjykim si pjesë e këtij hetimi penal, shtetasit:

-Roert Aga, në atë kohë me detyrë Shef i komisariatit të Policisë Dibër, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Drini Gjeci, në atë kohë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore Rajonale Dibër, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësvekryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 329/3, të Kodit Penal.

-Hasan Hoti, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Lurë, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësvekryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

-Nuri Meda, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Tomin, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!