Është mbyllur pjesa e parë e dy sfidave të Abissnet Superiores. Në “Air Albania” Tirana po kryeson me 2 gola ndaj Skënderbeut. Golin e parë për bardheblutë erdhi nga i “zakonshmi” Taulant Seferi, i cili tundi rrjetën dhe i dha avantazhin skuadrës në minutën e 15-të. Shiko Golin
Një supergol në minutën e 43-të erdhi nga ish-mesfushori i Kukësit, Vesel limaj, i cili nuk nguroi të ndëshkonte për së dyti herë portierin Rexhepi. Shiko Golin
Edhe në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në “Elbasan Arena” partizani po udhëheq me të njëjtin rezultat si rivalët e tyre. 2-0 është mbyllur pjesa e parë për demat të cilët vetëm pas 100 sekondash arritën të gjenin golin e epërsisë me anë të Xhuliano Skukës. Shiko Golin
Goli i dytë do të vinte nga këmbët e Tedi Carës në minutën e 28-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Dritan Mehmetit. Shiko Golin
/f.a/abcnews.al