Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore.
Golat nuk kanë munguar dhe as emocionet. Partizani aktualisht është duke triumfuar me rezultatin 1-0, ku autori i golit ishte Rrapaj, duke bërë kështu më të prekshëm titullin kampion.
Nga ana tjetër, Tirana kaloi në kryesim me Haxhiun, por festa zgjati shumë pak pasi Erzeni barazoi menjëherë shifrat.
Bylisi dhe Vllaznia e kanë mbyllur sekuencën e parë në barazimin 1-1. Laçi ndërkohë është duke kryesuar me shifrat minimale 1-0 ndaj Kastriotit.
Egnatia dhe Kukësi është e vetmja sfidë që ende nuk është zhbllokuar./h.ll/abcnews.al
Rezultatet e pjesëve të para:
Bylis 1-1 Vllaznia
Egnatia 0-0 Kukësi
Erzeni 1-1 Tirana
Goli i Haxhiut, 0-1:
Goli i Ademit, 1-1:
Partizani 1-0 Teuta
Laçi 1-0 Kastrioti