Mbyllen lokalet, kufizohet lëvizja: Qeveria e Kosovës merr masa të reja anti-Covid

schedule15:54 - 5 Prill, 2021

schedule 15:54 - 5 Prill, 2021

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja anti-Covid pas rasteve të shtuara me virus në javën që lamë pas.

Masat kufizuese u propozuan disa ditë me parë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim për mbylljen për 12 ditë të lokaleve, bareve dhe restoranteve, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollave si dhe ndalohen grumbullimet deri në 10 persona.

Kufizim do të ketë edhe sa i përket lëvizjes së qytetarëve. Lëvizja do të lejohet prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Aktivitetet e lejuara që do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre janë marketet, furrat dhe farmacitë.

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë periudhës që bizneset do të ndërpresin aktivitetin e tyre për shkak të pandemisë, qeveria do tu vijë në ndihmë me paketat ekonomike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!