Mbyllen hetimet për vrasjen e Caroline, a pati bashkëpunëtor piloti

schedule14:41 - 13 Tetor, 2021

schedule 14:41 - 13 Tetor, 2021

I akuzuari i vetëm për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin Maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos. Në përfundim të hetimeve, autoritetet kanë dalë në përfundim se në krim nuk kishte të përfshirë asnjë person të dytë.

Avokati i pilotit është thirrur nga hetuesi për të nënshkruar përfundimin e hetimet. Nga sa raportohet se hetuesit nuk nxorën asnjë provë të re nga procesi për verifikimin e telefonit dhe llogarisë bankare.

Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.

Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë. Tashmë dosja pritet t’i përcillet prokurorit për të paraqitur propozimin në Këshillin Gjyqësor në lidhje me dënimin e Babis. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!