Gati dosja për Jurgis Çyrbjen/ SPAK mbyll hetimet për ish-deputetin: Ndihmoi Altin Hajrin në këmbim të votave

schedule16:16 - 15 Korrik, 2025

schedule 16:16 - 15 Korrik, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Altin Hajrin e Ahmet Masha.

Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe ka marrë të pandehur Çyrben për nxjerrje të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Sipas prokurorisë ish-ligjvënësi ka patur lidhje me një grup kriminal në qytetin e Durrësit, lidhje e cila është zbuluar nga komunikimet në platformën Sky encrochat. Zbërthimi i komunikimeve ka zbuluar se në të paktën 8 raste, Çyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”.

Pasi siguronte informacionet, Çyrbja dyshohet se komunikonte me anë të aplikacionit “Sky EÇ”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, I ka premtuar Altin Hajrit se do ndikonte tek autoritetet, me qëllim që ky i fundit ta mbështeste në fushatën zgjedhore.

Hajri është pronarin e resortit Golden në Shijak, i shpallur në kërkim si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën.

Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësit duke ua vënë në dispozicion personave të shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!