Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllen hetimet për ARRSH/ Evis Berberi akuzohet për shkelje të barazisë në tender, korrupsion, pastrim parash

schedule18:32 - 4 Qershor, 2025

schedule 18:32 - 4 Qershor, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi si dhe 21 personave të tjerë punonjës të këtij institucioni.

Berberi është marrë i pandehur për disa vepra penale mes të cilave ajo e Shkeljes së barazisë në tendera, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim parash. Nga ana tjetër SPAK ka zbuluar edhe rastet e korrupsioni në të paktën 8  procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërsa në një procedure prokurimi, Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Sipas prokurorisë, për të fshehur gjurmët, Berberi në vitin 2019 ka kaluar në mënyrë fiktive pronësinë e kompanisë “DAAM” tek bashkëpunëtorët Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Më pas ka përfituar fonde nëpërmjet kompanisë që në të vërtetë rezulton në pronësi të tij. Evis Berberi u arrestua në mars të vitit të kaluar, për akuzën e për korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në skemën e 6 tenderëve abuzive, tre si Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre të tjera si drejtor i ARRSH, në vlerën e rreth 2.2 milionë eurove.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!