Prokuroria e Posacme mbyll hetimet për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me një fraksionin e inceneratorin e Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”. Për veprën penale të korrupsionit, sipas SPAK, Arben Ahmetaj është i përfshirë në të paktën 6 raste.
Mbyllja e hetimeve për të njëjtën çështje i është komunikuar edhe bashkëjetueses sëe Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortes sëe tij Albina Maçka. Mbi të dyja janë ngritur akuzat për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Po ashtu per te njëjtij fraksion SPAK u komunikoi mbylljen e hetimeve edhe dy bashkëpunëtorëve te Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zoto për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, por edhe personave të tjerë për veprën penale të pastrimit të parave Andi Boni, Geirjan Kuka, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.
Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceratorit të Elbasanit. Ccështja u hetua nga tre prokurorët e posaccëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Materialet hetimore në laptopin e Klodian Zotos bënë që SPAK të hetojë me një fraksion të ndare Arben Ahmetajn i cili dyhsohet se ka përfituar qindra mijëra euro, dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve. Ahmetaj dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaccme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.
Për inceneratorin e Elbasanit është dënuar me vendim të formës së prerë ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka me 6 vite e 8 muaj burg si dhe Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Dy biznesmenët e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit Klodian Zoto e Mirel Mertiri janë dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa administratorja Stela Gugallja u dënua 4 vite e 8 muaj. Të tre këta persona vijojnë të jenë në kërkim pasi nuk janë gjetur ende nga policia.
Po kështu anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Jonida Zeqo e Pëllumb Abeshi u dënuan me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa Bardhyl Cabiri 2 vite heqje lirie dhe Serafin Papa me 1 vit e 4 muaj burg./abcnews.al


