Mbyllen aplikimet për SPAK

schedule09:42 - 22 Shkurt, 2019

schedule 09:42 - 22 Shkurt, 2019

Dita e djeshme ka shënuar edhe mbylljen e aplikimeve për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Janë 27 prokurorë të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e këtij këshilli, ku do të përzgjidhen vetëm 15 kandidatë.

Mes aplikantëve është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Aplikimet kanë nisur më 6 Shkurt, ndërsa sikurse ka deklaruar pak ditë më parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, struktura e Posaçme Antikorrupsion mund të nisë së funksionuari brenda muajit Qershor.

Kriter kryesor për aplikimin e kandidatëve për SPAK ishte eksperienca mbi 10 vite pune si dhe mospasja e asnjë mase disiplinore në fuqi. Prokurorët e posaçëm emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi janë filtruar nga Inspektoriati i Pasurisë dhe Autoriteti i Sigurisë Kombëtare, për një mandat nëntë vjeçar.

Deri tani mësohet se vetëm 5 prej kandidatëve e kanë kaluar procesin e Vettingut, ndërsa edhe kandidatët e tjerë duhet t’u nënshtrohen filtrave të Vettingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!