Në Kuvend u mbyllën listat e aplikantëve dhe ABC News ka mësuar emrat e juristëve që aspirojnë 12 vendet vakante në KQZ.
Për kryekomisioner, që do të ketë një mandat 7 vjeçar me detyra kryesisht administrative në KQZ, kanë kandiduar disa emra të njohur.
Mes tyre vihet re emri i Ilirjan Celibashit, Ilir Rusmajlit, Bledar Skenderit dhe Lefterie Lleshit.
Do të jetë PS ajo që do të zgjedhë kryekomisionerin dhe, siç thonë burimet, emri me më shumë shanse është Celibashi, i cili kur ka qenë kryetar i KQZ-së ka administruar një nga proceset zgjedhore më të qeta.
Zëvendëskomisioneri që do t’i dedikohet kryesisht përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, do ta zgjedhë Partia Demokratike. Emri më favorit mes kandidatëve është ai i Lealba Pelingut, drejtuese e departamentit antikorrupsion në PD.
Për dy trupat me nga 5 anëtarë, Rregullatorin dhe KAS, bien në sy juristë të spikatur si: ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, avokati Ledio Braho, prokurori i Krujës, Petrit Çano, ish zv.ministri i drejtësisë Arben Isaraj, juristi Dritan Caka, etj.
Kandidaturat do të seleksionohen në Kuvend deri në 2 tetor nga një komision i posaçëm ku merr pjesë dhe Oerd Bylykbashi si përfaqësues i posaçëm i opozitës jashtëparlamentare. Emrat e kualifikuar do të hidhen në votim në Kuvend.
KQZ po riformatohet si pasojë e dakordësisë së arritur mes palëve në Këshillin Politik në 5 qershor.
Kandidatë për kryekomisioner
Ilirjan Celibashi
Ilir Rusmajli
Bledar Skënderi
Koli Bele
Dritan Caka
Lefterie Lleshi
Halil Hyseni
Hysen Osmanaj
Arben Xhiku
Haki Mustafa
Naim Meçalla
Lealba Pelinku
Ardjan Myslimaj
Helga Vukaj
Sali Shehu
Muharrem Çakaj
Rudin Deda
Agron Haxhimihali
Olimbi Hoxhaj
Admir Drago
Anton Lleshaj
Ismail Tafani
Sokol Bana
Kandidat për zv/komisioner
Lealba Pelinku
Hysen Osmanaj
Haki Mustafa
Naim Meçalla
Helga Vukaj
Muharrem Çakaj
Valbona Lasku
Jona Kuka
Rudin Deda
Agron Haxhimihali
Drita Avdyli
Olimbi Hoxhaj
Ismail Tafani
Elvis Çefa
Kandidat për Rregullatorin
Theodhori Sollaku
Leonard Gremshi
Dritan Caka
Irsa Ruçi
Agim Paskali
Hysen Osmani
Odeta Berberi
Arens Çela
Anjeza Dajzmali
Spiro Maliqi
Naim Meçalla
Durim Grabova
Arben Xhiku
Haki Mustafa
Lindita Tako
Agim Paskali
Arben Xhiku
Eldrina Karafili
Lealba Pelinku
Laureta Bregasi
Kamerjon Salillari
Ardjan Myslimaj
Artan Kodheli
Helga Vukaj
Muharrem Çakaj
Emiljano Braho
Behar Zeneli
Valbona Lasku
Jona Kuka
Rudin Deda
Agron Haxhimihali
Xheferr Seiti
Albi Gjenerali
Drita Avdyli
Florjan Beqaraj
Klement Zguraj
Kristaq Kume
Admir Drago
Elvin Lako
Ismail Tafani
Sokol Bana
Merita Qato
Elvis Çefa
Iva Nathanaili
Ilirjana Nano
Kandidat për KAS
Dritan Caka
Petrit Çano
Ledio Braho
Theodhori Sollaku
Arben Isaraj
Koli Bele
Ilir Rusmajli
Agim Paskali
Hysen Osmanaj
Arens Çela
Spiro Maliqi
Redinela Beqiraj
Durim Grabova
Farie Osmani
Eldrina Karafili
Lindita Tako
Naim Meçalla
Arben Xhiku
Agim Paskali
Anjeza Dajzmali
Eldrina Karafili
Lealba Pelinku
Odeta Seferaj
Laureta Bregasi
Kamerjon Salillari
Besnik Maho
Leonard Gremshi
Artan Kodheli
Helga Vukaj
Muharrem Çakaj
Emiljano Braho
Behar Zeneli
Rudin Deda
Irena Nino
Albi Gjenerali
Xheferr Seiti
Getjan Rumano
Esmir Rringaj
Florjan Beqaraj
Admir Drago
Elvin Lako
Ismail Tafani
Fatmir Tafaj
Sokol Bana
Agron Sulshabanaj
Merita Qato
Elvis Çefa
Iva Nathanaili /abcnews.al/