“Mbushe plot”, iku pa paguar në karburant, arrestohet 31-vjeçari në Berat

schedule10:38 - 19 Prill, 2021

schedule 10:38 - 19 Prill, 2021

Berat – Një 31-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka ikur pa paguar në një pikë karburanti. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!