Mbush 39 vjeç, Chelsea nuk shqetësohet dhe i rinovon kontratën

schedule18:39 - 20 Maj, 2020

schedule 18:39 - 20 Maj, 2020

Portieri Willy Caballero, do të qëndrojë dhe për një vit tjetër te Chelsea në Premier League. Gardiani 38 vjeçar (i cili mbush 39 vjeç në shtator), ishte pa kontratë këtë verë, por Blutë e Londrës kanë vendosur të rinovojnë dhe për një vit tjetër me argjentinasin.

Për këtë rinovim, që duhet thënë ishte i papritur, Caballero tha: “Është një privilegj për mua që të vazhdoj të jem pjesë e familjes së Chelsea. Ky është një ndër klubet më të pasur me histori në Premier League.

Kam fituar FA Cup dhe Europa League me këtë fanellë dhe sigurisht, dua të fitoj sërish për sa kohë të jem këtu. Po kalojmë një situatë të vështirë (referuar pandemisë Koronavirus), por së bashku, të gjithë do t’ia dalim”, tha mes të tjerash gardiani i portës blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!