Mbuloi mikrofonin me prezervativ gjatë raportimit, gazetarja tregon arsyen

schedule07:45 - 29 Shtator, 2022

schedule 07:45 - 29 Shtator, 2022

Raportimi i një gazetareje nga Florida për uraganin Ian, i cili ka përfshirë shtetin amerikan gjatë orëve të fundit, është bërë objekt komentesh në Tëitter, për shkak të pamjes së çuditshme të mikrofonit që mbante.

Kayla Gayler e NBC2 po mbulonte lajmet më të fundit mbi fenomenin e motit nga një parking në Fort Myers, Florida, kur kamera kapi mikrofonin e saj të mbuluar nga një… prezervativ.

“NBC 2 po përdor mbrojtje në ajër gjatë uraganit Ian”, shkroi një përdorues në wëitter, me shumë njerëz që pyesin nëse ishte në të vërtetë një prezervativ apo ndonjë lloj tjetër mbulese. Gayler u përgjigj shpejt këtyre pyetjeve në Instagram.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë është ajo në mikrofonin tim. Është ajo që mendoni. Një prezervativ. Ndihmon në mbrojtjen e pajisjeve. Këto mikrofona nuk duhet të lagen. Bie erë dhe bie shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë, që është të vendosim një prezervativ në mikrofon”, shpjegon gazetarja.

Kolegu i Geller, Jeff Butera, ndau një foto nga afër të Geller me mikrofonin e saj në Twitter. “Ne po përdorim mbrojtjen në raportimin e uraganit”, shkruante postimi. “Nuk ka mënyrë më të mirë për të mbajtur një mikrofon të thatë”, shpjegoi gazetari, i cili, si shumë kolegë të tij në Florida orët e fundit, është përpjekur të informojë publikun ndërsa përballet me kushte jashtëzakonisht të pafavorshme të motit.

Uragani i fuqishëm Ian ka goditur prej ditës së djeshme Florida me erëra shumë të forta dhe shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar tashmë përmbytje katastrofike dhe ndërprerje të energjisë në zona të mëdha të shtetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!