Punimet për stadiumin e ri të Partizanin, po ecin me ritme të kënaqshme. Kampionët në fuqi, me anë të faqes së tyre zyrtare, publikuan disa foto dhe duket se shtëpia e re e tyre, po merr formën e duhur.
Partizani njoftoi: “Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumit të FK Partizani vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujerave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.
Janë prodhuar elementët konstruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i Tribunës qendrore. Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të Tribunës qendrore”/abcnews.al