“Mbrojtje sociale për shqiptarët që jetojnë në Kosovë”, Brahimaj jep detaje

schedule12:58 - 24 Nëntor, 2021

schedule 12:58 - 24 Nëntor, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Brahimaj, pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se sot është vendosur për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës për përfitimet sociale të qytetarëve.

Brahimaj në fjalën e saj ka bërë me dije se pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, që u jep mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe anasjelltas që të përfitojnë nga mbrojtja sociale.

“Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të shtetasve shqiptarë atë të sigurimeve shoqërore mes republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë, në raste lindjesh, nga pensionet e pleqërisë të invaliditetit. Kjo marrëveshje më parë është lidhur më parë me vendet e tjera dhe deri më tani janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshje të tilla”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!