Manchester United ka shpenzuar shumë gjatë viteve të fundit për difensivën, por ende nuk ka mundur të stabilizojë këtë repart dhe të gjejë sigurinë e duhur.
Së fundmi mësohet se ata janë të gatshëm të shpenzojnë plot 60 milionë paundë për blerjen e një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim. Jules Kounde po shkëlqen te Sevilla dhe është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.

United është rritur shumë gjatë muajve të fundit dhe pritet që minimalisht të kualifikohet në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm, teksa me pak përmirësime skuadra e Solskjaer mund të pretendojë çdo trofe.
Gjendja në rritje e “Djajve” pritet ta bindë 22-vjeçarin francez të lërë Sevillan pas dy sezonesh. Kounde është rritur në akademinë e Bordeaux, e cila ia shiti Sevillas për 25 milionë euro, teksa spanjollët pritet të përfitojnë shumë më shumë se kjo sfidë. /abcnews.al

