Italia fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut mbrëmjen e kaluar, duke e nisur me fitore rrugëtimin për në Botërorin Katar 2022. Lojtari i Romës, Leonardo Spinazzola u fut në fushë në minutën e 75-të, teksa ka prekur disa tema gjatë prononcimit për mediat.
“Është rastësi që Roma është i vetmi ekip italian që ka mbetur në garë në kompeticionet evropiane, por ndodh pasi rivaliteti në Evropë është shumë i madh, ka shumë skuadra të forta.
Ne jemi një skuadër e re, mbrojtësit tanë janë të rinj, kështu që ndodh të gabojmë, është pjesë e procesit të rritjes. Në kombëtare janë emra si Chiellini, Bonucci dhe Acerbi: do t’i sjell të tre te Roma“, deklaron 28-vjeçari i krahut të majtë. /abcnews.al