Mbrojtja e kredimarrësve në banka/ Guvernatori Sejko kërkon ndryshime ligjore në Kuvend

schedule14:26 - 21 Maj, 2024

schedule 14:26 - 21 Maj, 2024

Ligj i posaçëm për mbrojtjen e konsumatorëve kredimarrës sidomos  në subjektet jo-financiare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka raportuar në komisionin e Ekonomisë   nisur nga rasti i fundit i problemeve të lindura me subjketin financiar MCA i cili bleu nga bankat e nivelit të dytë kredi të këqia duke rënduar kostot për individët.

Kreu i bankës Qendrore theksoi se 90% e kredimarrësve të këtij subjekti janë në process përmbarimi dhe Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë.

Banka e Shqipërisw ka sqaruar se subjekti është kontrolluar dhe është marë vendimi për pezullimine  aktivitetit si një masë më e duhur për qytetarët

Kreu i Bankës Qendrore shpjegoi se kanë ndërhyrë në kufizimin e penaliteteve  për kredimarrësit në institucionet-jo banka.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!