Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës tha se më shumë se 400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së ushtrisë izraelite në veri të territorit më 6 tetor.
“Ne kemi gjetur më shumë se 400 të vdekur në zona të ndryshme të Rripit të Gazës veriore, që përfshin qytetin Jabalia dhe kampin e tij të refugjatëve, qytetet Beit Lahia dhe Beit Hanoun, që nga fillimi i operacionit ushtarak”, tha zëdhënësi i organizatës ‘Mbrojtja Civile’, Mahmoud Basal.
Ai theksoi se 33 të vdekur iu shtuan numrit të të vdekurve prej 386, i cili u përcaktua të premten, në sulmin izraelit në kampin Jabalia herët në mëngjes.
“Dhe në rrugët e Jabalija ka dhjetëra trupa të vrarë nga bombardimet e vazhdueshme”, tha Basal, duke shtuar se në mesin e tyre ka fëmijë, gra dhe të moshuar.
Në zona të caktuara, komunikimet dhe rrjeti i internetit janë ndërprerë, duke e bërë detyrën e shpëtimtarëve të vështirë dhe duke penguar banorët të kontaktojnë shërbimet e urgjencës./abcnews.al